Aktualitet

Kurohej në Milano, zbulohet sëmundja nga e cila vuante Bashkim Fino, Covid-19 e rëndoi

29 Mars 2021, 07:57 Nga DOSJA
Kurohej në Milano, zbulohet sëmundja nga e cila vuante Bashkim Fino,

TIRANË– Bashkim Fino, deputeti që ndërroi jetë sot vuante edhe nga një sëmundje tjetër. Mësohet se Fino kishte kohë që vuante nga leucemia. Së fundmi ai kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.

Infektimi me Covid-19 e rëndoi gjendjen shëndetësore të Finos. Ai u infektua më 13 mars dhe që prej asaj dite ishte shtruar në spital ku dhe po kurohej, por nuk ia dolit dot.

Sot, Fino i ka përlotur të gjithë kolegët me largimin e tij. I pari ishte Erion Braçe ai që postoi një foto ku shkruante se tashmë shoku i tij ishte në qiell. Më pas kryeministri Edi Rama lajmëroi se sot nuk do të kishte asnjë aktivitet elektoral, ndërsa më pas kanë reaguar të gjithë të tjerët. Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, pak më shumë se dy javë pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Redi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...