Aktualitet

29 Mars 2021, 06:26 Nga DOSJA

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, është vënë në pranga. Çapja u arrestua në kuadër të operacionit “Krasta 2021”, gjatë orëve të natës së kaluar nga forcat RENEA, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Gjatë prangosjes së tij është sekuestruar edhe një kallashnikov. Ndërkohë, mësohet se për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në muajin janar të këtij viti, prokuroria rihapi hetimet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2012.

Ishte Gjykata e Elbasanit, e cila i caktoi prokurorisë 14 detyra të rëndësishme, një prej tyre ishte të marrë në pyetje dy anëtarë të fisit Çapja, Ardian dhe Florenc Çapja. Xhaxhai dhe nipi, të njohur edhe si ‘liderët’ e grupit Çapja kanë dhënë sqarimet e tyre për dijeninë mbi ngjarjen e rëndë. 

Emri i Ardian Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas.

Përveç marrjes në pyetje, pritet që Çapja të ballafaqohet edhe me Ervis Bardhin e Etien Canin. Ndërkohë që gjykata i ka kërkuar prokurorisë të bashkojë hetimin edhe për Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, mik i familjes Çapja, gjithashtu të vënë në pranga për këtë krim të dyfishtë, pas rrëfimit të Bardhit. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ardian capja florenc capja gentian dhe nezir beqiri vrasja e gentian dhe nezir beqirit arrestohet ardian capja florenc capja gentian dhe nezir beqiri vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll