Aktualitet

Shuhet Bashkim Fino, PS dhe PD ndërpresin fushatën! Ish-Kryeministri i ‘Pajtimit Kombëtar’ humb betejën me COVID! Përci

29 Mars 2021, 07:41 Nga DOSJA
Shuhet Bashkim Fino, PS dhe PD ndërpresin fushatën! Ish-Kryeministri i

TIRANË– Bashkim Fino është përcjellë për në banesën e fundit! Ish-kryeministrit i vendit mbylli sot orët e para të mëngjesit të sotëm në Milano të Italisë pas komplikacioneve në shëndet që i shkaktoi pandemia e koronavirusit. Jeta e deputetit socialist që shërbeu në 6 legjislatura, u ndërpre në mes nga një arrest kardiak.

Për ndër të 59-vjeçarit, kolegët i zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve, ku nuk munguan as kundërshtarë politikë dhe përfaqësues së vendeve të huaja në Shqipëri. Qeveria e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare, duke ulur flamujtë në gjysmë-shtizë, ndërsa të dy palët kanë ndalur për sot të gjitha aktivitetet politike. 

Pasi kanë ndalur për një ditë fushatën, palët u mbollën në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa jashtë kujtuan Finon të përlotur. Nga të gjithë të pranishmit, u vu re mungesa e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte personi që emëroi kryeministër në vitin 1997.

Fino vinte në politikë nga një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike, dhe pas shembjes së regjimit, në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Post që e mbajtiu për 4 vite. Në vitin 1997, Fino u zgjodh kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Pas postit të kryeministrit, socialisti ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe atë të zv/kryeministrit. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per bashkim finon ndahet nga jeta bashkim fino homazhet per bashkim finon ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...