Aktualitet

29 Mars 2021, 08:11 Nga DOSJA

TIRANË– Arjan Sala, shefi i sigurisë së magazinës që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve të tjerë, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Dosja.al mëson se ministri Niko Peleshi ka firmosur titullin “Dëshmor i Atdheut”, të cilin kryeministri Edi Rama ua dorëzoi familjarëve. Me “Lincolnc”-in e tij, Rama mbërriti pranë familjes Sala, i shoqëruar me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pa dhënë asnjë prononcim për mediat, Rama pasi dorëzoi titullin pranë familjes Sala. Gjatë bisedës me ta, kryesocialisti u prek teksa u shpreh se në këtë botë të gjithë kemi ardhur për të ikur. Gjatë vizitës, Rama kujtoi edhe deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe sytë iu mbushën me lot.

Përpara kryeministrit, anëtarët e familjes, i ati, e ëma dhe nusja e Salës, u përlotën dhe e respektuan kreun e qeverisë duke vënë dorën në zemër. Më pas, Rama hipi sërish në makinë dhe u largua që aty. Në këtë moment doli xhaxhai i Arjan Salës, i cili falenderoi të gjithë shqiptarët dhe mediat për sensibilizimin me rastin e Salës. Me lot në sy, ai tha se falë nipit të tij, sot, në vend që të qanin shumë nëna, qan vetëm një nënë e një baba. Kjo pasi Sala u sakrifikua dhe shpëtoi jetën e punonjësve të tjerë në magazinë.

Familja e 32-vjeçarit ka hapur dyert e mortit për ndarjen nga jeta të djalit të tyre. Ende ka njerëz që shkojnë në banesë për ti shprehur ngushëllimet. Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një djalë të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet dy ditë më parë, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte.

Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dy ditë më parë nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut edi rama rama vizite ne banesen e arjan sales arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut edi rama rama vizite ne banesen e arjan sales

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 06:26

ELBASAN– Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, ësh...