Vdekja e Bashkim Finos, pikëllohet Ramush Haradinaj: U prehsh në paqe, more detyrën në situatën më kritike që kishte shte
29 Mars 2021, 08:49Nga DOSJA
TIRANË– Ramush Haradinaj ka reaguar i pikëlluar pas ndarjes nga jeta të deputetit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino.
Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj shpreh ngushëllimet e tij teksa shton se Fino e mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nder atë.
“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino. Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit. Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar. Bashkimi, u prehtë në paqe! RH,”- shkruan Haradinaj.
Sot, Fino i ka përlotur të gjithë kolegët me largimin e tij. I pari ishte Erion Braçe ai që postoi një foto ku shkruante se tashmë shoku i tij ishte në qiell. Më pas kryeministri Edi Rama lajmëroi se sot nuk do të kishte asnjë aktivitet elektoral, ndërsa më pas kanë reaguar të gjithë të tjerët. Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, pak më shumë se dy javë pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Redi.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË–Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me kreun e misionit të ODIHR, Urszula Gacek. Pas taki...
FIER-Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të mbërrijë sot në qytetin e Fierit, ku pritet të zhvillojë një tur takimesh me mbështetësit e Partisë Demokratike në kët...
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare e ka blerë më shtrenjtë sesa Pfizer, vaksinën kineze Sinovac. Në një postim në rrjetet socia...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ditën e sotme ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Përmes një mesazhi ...
Politike29 Mars 2021, 08:24
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar përmes fotove njohjen me deputetin dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot,...
TIRANË– Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditë zie kombëtare 29 marsin për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos.Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, pë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta...
TIRANË– Ndarja e parakohshme nga jeta e Bashkim Finos la të tronditur shumë persona mes tyre dhe kolegët e ish-kryeministrit. Kryeministri Edi Rama, presid...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Përmes një shkrimi të bërë në ‘Facebook’, Met...
TIRANË– Deputeti Bashkim Fino, i cili u shua rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ishte një person që nuk e kishte ndalur aktivitetin e tij politik, që ...