Politike

‘Zgjedhjet e para që qytetarët do të votojnë dhe për kandidatët’/ Balla: Modeli i fletës së votimit i Kosovës ësht

29 Mars 2021, 08:49 Nga DOSJA
‘Zgjedhjet e para që qytetarët do të votojnë dhe

TIRANË–Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me kreun e misionit të ODIHR, Urszula Gacek. Pas takimit, Balla doli në një deklaratë për gazetarët aty ku u shpreh se qytetarëve do ti jepet mundësia që të votojnë në një fletë votimi të thjeshtë. Ndër të tjera, ai u shpreh se fleta e votimit e Kosovës ishte e një modeli perfekt.

Balla tha se fleta e votimit do të kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimi, sipas tij bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.


DEKLARATA:

Kuvendi i Shqipërisë brenda një kohe shumë të shkurtër arriti t’i transformojë këto marrëveshje në kuadër zgjedhor. Falë ndryshime kushtetuese këto zgjedhje janë të parat ku qytetarët do votojnë jo vetëm për partinë, por edhe kandidatin. Është e domosdoshme që Komisionieri, KQZ të përmbyllë fletën e votimit, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’iu jepet mundësia të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë votimit që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme. Ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-it, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfekt. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimit bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2021, 08:24

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar përmes fotove njohjen me deputetin dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot,...