Politike

Vaksina kineze/ Gazetari Klodian Tomorri hedh dyshimet: Efikasiteti nuk dihet me siguri, do Zoti funksionon, qeveria e bleu më

29 Mars 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vaksina kineze/ Gazetari Klodian Tomorri hedh dyshimet: Efikasiteti nuk dihet me

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare  e ka blerë më shtrenjtë sesa Pfizer, vaksinën kineze Sinovac. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari thotë se ajo që është më alarmante është fakti se asnjë studim serioz nuk jep garanci të plotë sesa efektive është vaksina kineze në parandalimin e infektimit.

REAGIMI I PLOTË I KLODIAN TOMORRIT:

Ky mire beri qe i mori keto vaksinat kineze. Por problemi me kete coronavac-un eshte se nuk e di askush me saktesi sa efektive eshte per te parandaluar infektimin. Ne fillim kinezet thane se eshte 91 per qind efektive. Pastaj, kur nisi ta perdore Brazili, provat klinike te bera nga mjeket braziliane, dolen ne perfundimin se ishte 50.4 per qind efektive. Me vone e provuan turqit, te cilet raportuan efikasitet ne masen 80-83 per qind. Por edhe sot askush nuk e di tamam sa efektive eshte.

Problemi eshte se kinezet jane kineze dhe nuk e kane shume qejf transparencen. Kompanite kineze qe kane prodhuar vaksinat, nuk i publikojne te dhenat qe ekspertet e pavarur te mund te bejne peer revieë, pra vleresim te pavarur shkencor.

Pavaresisht thirrjeve dhe presioneve ndaj kompanive kineze prodhuese, perfshire Sinovacun, per te publikuar te dhenat, ato vazhdojne t’i mbajne sekret. Kjo eshte arsyeja se pse Perendimi nuk i merr seriozisht ne konsiderate ato si vaksina, pervec ndonje vendi si Hungaria. Qe efektiviteti i vaksines kineze eshte me i ulet se Pfizeri apo Moderna, kjo eshte e sigurte. Per kete mjafton te krahasohet trajektorja e epidemise ne Izrael dhe ne Kili.

Kur Izraeli arriti te vaksinonte gjysmen e popullsise me dozen e pare te Pfizerit, numri i infektimeve filloi te binte me shpejtesi nga dita ne dite. Kili ka vaksinuar mbi gjysmen e popullsise me dozen e pare te Sinovacut dhe 20 per qind te popullsise me te dy dozat. Ne Kili, infektimet jo vetem qe nuk po bien, por vazhdojne te rriten. Sot qeveri kilene e futi serish vendin ne karantine totale. Do Zoti, tek ne do te funksionoje. Jo per gje, por e kemi blere edhe me shtrenjte se Pfizerin kete vaksinen kineze ne, madje sakrifikuam edhe fondin rezerve te buxhetit qe ne mars.

Shqipëria nisi dje vaksinimin masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skëndërbej”. Objektivi i qeverisë është që Shqipëria të arrijë 500 mijë të vaksinuar në fund të muajit maj. Vendi ynë mori 192 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, dozat e të cilës do të përdoren për të kryer një vaksinim më të gjerë, pasi marrëveshja parashikon 1 milionë doza, 500 mijë nga të cilat në 2 muajtë e ardhshëm. Paralelisht, edhe pse jo në shifra të konsiderueshme, Shqipëria vazhdon të marrë doza nga Pfizer dhe AstraZeneca.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klodian tomorri vaksina kineze ne shqiperi klodian tomorri vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2021, 08:24

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar përmes fotove njohjen me deputetin dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot,...