Politike

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjithë

29 Mars 2021, 08:15 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditë zie kombëtare 29 marsin për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’ i cili ka ndarë foton e vendimit, duke e shoqëruar me një zemër të zezë.

Në vendimin që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri do të ulet në gjysmë shtize. Homazhet do të mbahen sot nga ora 12:00-16:00, ndërkohë që qeveria merr përsipër të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore.

Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dite zie kombetare ndahet nga jeta bashkim fino qeveria shqiptare dite zie kombetare ndahet nga jeta bashkim fino qeveria shqiptare

Sondazh

Poll