Politike

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Meta: Dhimbje e madhe, na ka lënë pa fjalë!

29 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Meta: Dhimbje e madhe, na ka lënë pa

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Përmes një shkrimi të bërë në ‘Facebook’, Meta shkruan se Fino ishte një mik, koleg dhe politikan shembullor. Ndër të tjera, kreu i shtetit shkruan se ndarja nga jeta e Finos, ishte një dhimbje e madhe që i ka lënë pa fjalë.

POSTIMI:

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ndahet nga jeta bashkim fino ilir meta ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll