Politike

Sot mbylli sytë, kush ishte Bashkim Fino, ish-kryeministri që dashuronte sportiven fundjavave në ish-Bllok, la pas familjen d

29 Mars 2021, 07:05 Nga DOSJA
Sot mbylli sytë, kush ishte Bashkim Fino, ish-kryeministri që

TIRANË– Deputeti Bashkim Fino, i cili u shua rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ishte një person që nuk e kishte ndalur aktivitetin e tij politik, që në momentin e nisjes, në vitin 1992. Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ai kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë, por në vitin 1992 u kthye sërish në Gjirokastër, për të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit.

Këtë post, Fino e mbajti deri në vitin 1996. Që në vitin 1997, Fino ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Fino ka mbajtur edhe disa poste ministrore gjithashtu.  Nga viti 1997 deri në vitin 1998, Fino mbajti detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal. Në vitin 1999 deri në vitin 2001, Fino ishte ministër i pushtetit lokal. Ndërsa, gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Në vitin 2004, Fino u bë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Bashkim Fino është pikasur shumë herë nga kamerat e paparazz-ëve, teksa ecte në rrugët e zonës s ëish-Bllokut, i veshur sportiv. Me kapele në kokë e puro në dorë, Fino relaksohej fundjavave lokaleve të ish-Bllokut.

Fino ka qenë një nga personat që kanë kundërshtuar nenin 12 të projektbuxhetit të vitit 2019 dhe paketës fiskale. Përballë kryeministrit Edi Rama, Fino tha se ky nen nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë, pasi sipas tij ishin 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tyre. Në korrik të vitit 2019, Fino është përplasur edhe me Ulsi Manjën në Komisionin e Ligjeve.

Por, sot, Fino i ka përlotur të gjithë kolegët me largimin e tij. I pari ishte Erion Braçe ai që postoi një foto ku shkruante se tashmë shoku i tij ishte në qiell. Më pas kryeministri Edi Rama lajmëroi se sot nuk do të kishte asnjë aktivitet elektoral, ndërsa më pas kanë reaguar të gjithë të tjerët. Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, pak më shumë se dy javë pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Redi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino redi fino bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino redi fino

Sondazh

Poll