Politike

“Mos Bashkim, ç’na bëre kështu?!”- Mesazhet e trishta për vdekjen e ish-kryeministrit, të majtë e të djathtë ndajn

29 Mars 2021, 07:44 Nga DOSJA
“Mos Bashkim, ç’na bëre kështu?!”- Mesazhet e

TIRANË– Ndarja e parakohshme nga jeta e Bashkim Finos la të tronditur shumë persona mes tyre dhe kolegët e ish-kryeministrit. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku Erjon Veliaj, ministrja Olta Xhaçka, ish-presidenti Bujar Nishani dhe shumë të tjerë kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.

Erjon Veliaj 

Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij! Prehu në paqe mik i dashur

Ditmir Bushati 

Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino U prehsh në paqe miku ynë i mirë.

Olta Xhaçka

Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm. I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im! Mungesa jote është e pazëvendësueshme!

Namik Dokle

MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën! Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar. E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!

Mimi Kodheli

Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira

Pandeli Majko

Bashkim Fino ka nderruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh! Do na mungosh mik! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!

Arben Malaj

Kurrë nuk do të besoja se një ditë do te postoja këtë lajm të trishtueshëm për Bashkimin. Një humbje tragjike për familjen e tij, miqtë dhe kolegët! Përherë mirënjohës Bashkim për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë krizës së tmershme të 97-s. Ngushëllime Dianës dhe fëmijëve. Prehu i qetë miku im. Bashkë kemi kaluar shumë momente të vështira por edhe krenarie. Ju qoftë i lehtë dheu i tokës amë! Beni

Bujar Nishani

Ngushëllimet më të ndjera familjes, të arfërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino ! Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë tonë, janë parimet më sublime.

Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.Pusho në paqe tashmë, Bashkim

Andi Përmeti

Trishtim! Nje koleg i mire me te cilin shpesh debatoja ne Komisionin e Ligjeve, por aq shpesh diskutoja per futbollin, qe aq shume e donte. U prehsh ne paqe! Ngushellime familjes!

Edi Rama

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur

Ilir Meta

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Dritan Leli

E dhimbshme ndarja e parakohshme nga jeta e Bashkim Finos, e njeriut popullor e të përkushtuar, e politikanit të ditëve më të vështira të Shqipërisë të vitit ’97.
Miku me vlera të larta njerëzore e la sot këtë botë vetëm fizikisht sepse gjithmonë do të kujtohet me nder e respekt!

Irena Beqiraj

Bashkimin nuk e kisha mik . Por nje shok batutash shkalleve te parlamentit. Bashkimi: Zonja zv/ministre si ecin planet ne Ministri te Financave? Une: shume mire Z. Deputet do te bluajme miser e do thame grure ! Ashtu te qeshur , babazhan , do ta kujtoj gjithmone . Te qofte dheu i lehte Bashkim Fino!

Taulant Balla

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne. Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur. Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë.

Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ndahet nga jeta bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll