Politike

29 Mars 2021, 08:24 Nga DOSJA

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar përmes fotove njohjen me deputetin dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot, pas infektimit me Covid-19.

Teksa ka publikuar dosa foto në profilin e tij në Instagram, Braçe shkruan se bashkë e kanë nisur rrugëtimin në Gjirokastër, aty ku ai mori drejtimin e Bashkisë. Zëvendës kryeministri shkruan se i është mjaft mirënjohës Finos, pasi ai e ka prezantuar me Poliçanin dhe i ka dhuruar gëzime në çdo takim.

“Do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty! Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna,”- shkruan Braçe ndër të tjera.

Dedikimi i plotë

SHPIRTI YT NDRITTE SHUME LART! NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZEZE TE SAJ! Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995; ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje. Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam! Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars; Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI! E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE! Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!

Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund! E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?! A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat; Ti ne Kucove e une ne Berat. Ti ne Lushnje e une ne Divjake. Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une! Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite! Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty! Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake; Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT. Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty! Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna; Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise! Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli! Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im! Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Sot, Fino i ka përlotur të gjithë kolegët me largimin e tij. I pari ishte Erion Braçe ai që postoi një foto ku shkruante se tashmë shoku i tij ishte në qiell. Më pas kryeministri Edi Rama lajmëroi se sot nuk do të kishte asnjë aktivitet elektoral, ndërsa më pas kanë reaguar të gjithë të tjerët. Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, pak më shumë se dy javë pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Redi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino erion brace ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino erion brace ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll