Aktualitet

COVID19 i merr jetën Bashkim Finos, ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar u ‘shua’ në spital, qeveria e shpa

29 Mars 2021, 05:48 Nga DOSJA
COVID19 i merr jetën Bashkim Finos, ish-kryeministri i Qeverisë

TIRANË–Ish-kryeministri Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të Covid-19. Fino nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me virusin, duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04.00. për shkak të një arresti kardiak. Bashkim Fino u infektua më 13 mars nga Covid-19. Lajmin për infektimin e tij e bëri vetë me dije zv.kryeministri Erion Braçe, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante se ‘kampioni’ po luftonte.

Pas vdekjes, politika hyri në “zi”. Me radhë kanë nisur ngushëllimet. Kryeministri Edi Rama shkroi i pari në mëngjes se PS do të ndalonte sot çdo aktivitet politik pavarësisht se është në kulmin e fushatës elektorale. 

Me dhimbjen e familjes u bashkuan edhe presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetët e PS Taulant Balla, Ditmir Bushati, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Namik Dokle e shumë të tjerë.

Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

Por kush është Bashkim Fino?

Bashkim Fino ishte kryebashkiak i Gjirokastrës kur nisi karrierën politike për tu ngjitur në Kuvend. Që nga viti 1997, ai ishte është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitin 1997, Fino u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që e mbajti nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në vitin 1998, Fino mbajti detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe kryeministër. Në vitin 1999 deri në vitin 2001, Fino ishte ministër i pushtetit lokal. Ndërsa, gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Në vitin 2004, Fino u bë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

(f.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim fino infektohet me koronavirus bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino infektohet me koronavirus bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll