Aktualitet

Atentat ish-policit të FNSH-ve! Policia zbarkon në Divjakë, në kërkim të agresorit: Po krehim zonën!

28 Mars 2021, 18:52 Nga DOSJA
Atentat ish-policit të FNSH-ve! Policia zbarkon në Divjakë,

DIVJAKË– Atentat ndaj ish-punonjësit të Forcave të Ndërhyjes së Shpejtë, Pëllumb Beqiri! Mbrëmjen e sotme, në fshatin Ferras të Divjakës, një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas alarmit të vënë nga banorët, në fshat ka mbërritur Policia, e cila ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga “blutë” e Divjakës, nga të shtënat para shtëpisë së ish-efektivit të Policisë nuk ka asnjë të lënduar, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e agresorit, i cili ende lëviz i armatosur.

Policia ka nisur krehja e zonës për të kapur autorin e të shtënave, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë atentatin ndaj Beqirit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet divjake pëllumb beqiri te shtena ne divjake divjake pëllumb beqiri te shtena ne divjake

Sondazh

Poll