Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu heq dorë nga mandati: Do më mungojë urtësia e Gramoz Ruçit (Letra)

13 Maj 2019, 08:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu heq dorë nga mandati: Do më

TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu heq dorë nga mandati i deputetit. Ndreu i ka dërguar sot një letër Gramoz Ruçit, ku e njofton për vendimin, dhe shpreh mirënjohjen e tij që ka shërbyer në parlament si deputet i kësaj zone.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se do t’i mungojë urtësia dhe mençuria e kryeparlamentarit Gramoz Ruci.

“Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit !Mirënjohje e respekt për një nga njerëzit me të mirë që pata shansin të takoj në politikë. Komoditeti që të jep Gramoz Ruci është mbështetje dhe inkurajim për te gjithë deputetët. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtësia dhe korrektesa e tij model”-shkruan Ndreu.

Pjerin Ndreu, është kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës. Ndreu, kandidat i PS ka përballë deri më tani vetëm Eduart Ndocajn, ish-deputetin kaubojs që garon për koalicionin demokristian në këtë qytet.

Bashkë me Pjerin Ndreun, nga parlamenti pritet të largohen edhe 4 deputetë të tjerë, të cilët janë të zgjedhur si kandidatët garuesë për 30 qershorin. Ato janë, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj, të cilët do të lënë Kuvendin për të garuar për pushtetin lokal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll