Politike

Basha kthen sytë nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës: Duhet një raport “Priebe” në Shqipëri

12 Maj 2019, 20:55 Nga DOSJA
Basha kthen sytë nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi me gazetarët pas protestës së opozitës, ai ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe duhet një raport “Priebe”, për të ndalur korrupsionin.

Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur. Arsyeja pse Arta Marku është emëruar aty është që kjo mos të ndodhë dhe nuk ka ndodhur. Arsyeja pse është kapur KLP, KLGJ dhe Vettingu është që të mos hetohen Rama, Gjiknuri, Balla, Xhafaj…Ne jemi të vendosur për një reformë në drejtësi që të dënojë dhe jo të mbrojë kriminelët. Duhet një raport ‘Priebe’ për të ndalur korruptimin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që nuk janë shquar për ikona të korrupsionit, thonë po marrim një shumë me lekë se thonë ne do të ikim. Ne nuk kemi rrugë tjetër, sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më shpejt do të fitohet beteja.” tha ai.

Por çfarë është raporti “Pierbe” që kërkoi Basha?

Për herë të parë raporti i quajtur “Priebe” zhvilluar nga Maqedoniëne Veriut gjatë vitit 2017. Në atë kohë ky vend ishte në një krizë të thellë politike. Bashkimi Evropian në atë kohë mblodhi ekspertët, që udhëhiqeshin nga Reinhard Priebe, të cilët zhvilluar një monitorim të thellë dhe i publikuar në Komisionin Evropian. Ky raport që atëherë ka marrë emrin “Priebe” dhe mund të jetë dhe zgjidhja e krizës politike në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza poltike ne shqiperi lulzim basha opozita ne proteste raporti priebe kriza poltike ne shqiperi lulzim basha opozita ne proteste raporti priebe

Sondazh

Poll