Politike

“Le të vijë në dialog”, Basha i përgjigjet Ramës: Nuk jemi për pazar, është kapur duke vjedhur zgjedhjet

12 Maj 2019, 15:56 Nga DOSJA
“Le të vijë në dialog”, Basha i përgjigjet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se hapi i parë për zgidhjen e krizës në vend, është largimi i Edi Ramës, si kryeministër.

I pyetur se a është e gatshme opozita që të ulet me kryeministrin për të shmangur një konflikt civil, pasi drejt kësaj po shkon vendi, Basha u shpreh:

Ne jemi në kulmin e një krize, janë kapur institucionet. Hapi i parë për zgjidhjen e krizës, është largimi i këtij kryeministri. Rama duhet të ishte para drejtësisë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme për t’i shërbyer interesit publik. Nuk jemi këtu për pazare, por për një transformim. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Nuk janë vetëm raportet e OSBE-së. Ndaj ai ngutet për të mbyllur dosjet 339 dhe 184. Është e panegocueshme largimi i tij si kryeministër”, tha lideri demokrat.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot pasdite zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për protestat e opozitës dhe betejën e tij politike. Basha tha se me Ramën nuk do të ketë kurrë dialog, pasi ai është një përdhunues zgjedhjesh. Po ashtu lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të që bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër dhe të gjithë të rrëzojnë këtë sistemin politik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha tryeza politike zgjedhjet lokale edi rama lulzim basha tryeza politike zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll