Politike

“Nuk je demokrat’ Basha i përgjigjet Hajdarit: Suksesi në jetë përcakohet kur bën pak gabime

12 Maj 2019, 15:50 Nga DOSJA
“Nuk je demokrat’ Basha i përgjigjet Hajdarit: Suksesi në

TIRANË- Lulzim Basha nga takimi me gazerarët në seline e PD, u pyet dhe për deklaratën e djeshme të Rudina Hajdarit, e cila e sulmoi ashpër duke i thënë se nuk ishte demokrat.

Basha zgjodhi që të mos i përgjigjej drejtpërdrejtë, por pati një përgjigje duke quajtur si një gabim që e kishte vendosur në listat e PD.

Suksesi në jetë përcaktohet në jetë është të bërit e sa më pak gabimeve, dhe unë përpiqem që të bëj sa më pak gabime në jetën time poltike. Përsa i përket rastit në fjalë unë nuk mund të bëj dhe nuk bëj asnjë koment”, tha Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme pas protestës së Partisë Demokratike, reagoi dhe Rudina Hajdari e cila tha se kjo protestë nuk duhej të zhvillohej në atë mënyrë. Ajo dënoi dhunën dhe i tha Bashës, se ky i fundit nuk ishte demokrat dhe babai i saj nuk do përkrahte lëvizjen e tanishme të PD. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot pasdite zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për protestat e opozitës dhe betejën e tij politike. Basha tha se me Ramën nuk do të ketë kurrë dialog, pasi ai është një përdhunues zgjedhjesh. Po ashtu lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të që bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër dhe të gjithë të rrëzojnë këtë sistemin politik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rudina hajdari lulzim basha rudina hajdari

Sondazh

Poll