Politike

Kandidate e minutës së fundit për Durrësin, Sako flet pas përzgjedhjes nga PS: I përulem vendimit

12 Maj 2019, 17:57 Nga DOSJA
Kandidate e minutës së fundit për Durrësin, Sako flet pas

DURRËS- Kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, Valbona Sako, në një reagim në rretjet sociale ka folur për herë të parë rreth zyrtarizimit të emrit të saj si zëvendësuese e Vangjush Dakos.

Ajo shkruan se i përulet me mirënjohje vendimit që mori PS-së për të kandiduar atë për Durrësin.

REAGIMI I PLOTË

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë.Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin.

Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë.

Sako u zyrtarizua të shtunën pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Emri i saj ishte suprizë pasi për këtë bashki përfliteshin emra të tjerër siç ishte dhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, por edhe depuetja Milva Ikonomi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia durres valbona sako vangjush dako zgjedhjet lokale 2019 bashkia durres valbona sako vangjush dako zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll