Politike

“Nuk u ndez zjarr tek kryeministria në 21 janar”, video që përgënjeshtron deklaratën e Ramës

12 Maj 2019, 18:35 Nga DOSJA
“Nuk u ndez zjarr tek kryeministria në 21 janar”, video që

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama teksa flsite sot para gazetarëve për protestën e opozitës, kërkoi që të distancohej nga dhuna. “Ne dhe ata”, “Nuk jemi ata”, “Jemi ndryshe nga ata”, ishin disa nga shprehjet që Rama i përdori në deklaratën e tij për të treguar se ai është i ndryshëm nga opozita.

Teksa fajsonte opozitën për dhunën në protestën e djeshme, Rama tha se kur ai ishte në opozitë kurrë nuk kishte pasur skena të tilla. Ai shkoi dhe më tej duke sfiduar të gjithë, pasi tha se në 21 janar 2011, nuk ishte hedhur asnjë gurë mbi kryeministrinë.

“Për sa i përket 21 janarit, unë kam qene këtu me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë, duke ardhur dhe sa kishim kaluar urën, kur pa u vendosur akoma protestuesit, – pra kishin ardhur të  parët dhe do të vinin  të tjerët, – u hodh gaz dhe u sulmua me ujë dhe aty filloi çorodia, nga një menaxhim skandaloz i forcave të policisë të abuzuara keq. Ama, e kam parë, siç e kanë parë të gjithë  protestën dhe nuk më rezulton që të jetë ndezur ndonjë zjarr tek dera e kryeministrisë në 21 janar”, tha Rama.

Por duket se Rama në këtë pjesë të deklaratës së tij dhe në pjesë të tjera po ashtu ka gënjyer. Pamjet e asaj dite, por dhe kujtesa afatgjatë e gjithkujt që e ka parë atë protestë vërteton të kundërtën. Siç shihet nga nga video, turma e acaruar në 21 janar ka goditur me gure mbi kryeministri, po ashtu dhe ka ndezur zjarrë afër saj, ku janë ndjegur disa makina.

Në atë kohë godiana e qeverisë ka qenë e rrethuar dhe viktimë e flakëve ishte muri rrethues. Këto pamje flasin qartë për një dhunë të përodur atë ditë dhe përgënjeshtrojnë deklaratën e Ramës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta 21 janar 2011 protesta e opozites 11 maj 2019 zjarri tek kryeministria edi rama protesta 21 janar 2011 protesta e opozites 11 maj 2019 zjarri tek kryeministria

Sondazh

Poll