Politike

Protesta nesër, Basha fton qytetarët: Asnjë hap pas, Shqipëria si Europa

12 Maj 2019, 20:01 Nga DOSJA
Protesta nesër, Basha fton qytetarët: Asnjë hap pas,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha me anë të një video ka ftuar të gjithë qytetarët në protestën e nesërme. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se nuk do të bëjnë asnjë hap pas dhe të gjithë duhet të jenë shesh në orën 18:30.

#ShqipëriaSiEuropa Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha. Vendimi për zhvillimin e kësaj proteste, opozita e bashkuar e mori ditën e djeshme pas mbledhjes urgjente në mesnatë.

Kujtojmë se të shtunën u mbajt protesta e katër kombëtare e opozitës, ku pati akte dhune dhe arrestime nga ana e Policisë. Dje gjatë tubimit u arrestua dhe u dhunua Said Dollapi, gjë që solli dhe një protestë tjetër sot tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Ndërkohë Basha sot (Lexo këtu) në një takim me gazetarët ku përsëriti dhe njëherë thirrjen se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe nuk do të bëjë pazare me Ramën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asnje hap pas lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019 shqiperia si europa asnje hap pas lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019 shqiperia si europa

Sondazh

Poll