Politike

Kandidati për Kavajën, kushëriri i Fatos Nanos: A do ta djegë Rama?

12 Maj 2019, 16:22 Nga DOSJA
Kandidati për Kavajën, kushëriri i Fatos Nanos: A do ta

KAVAJË- Redi Krali ka një lidhje të hershme me Partinë Socialiste. Në fillim të viteve ’90, ai dhe familjarët e tij, ishin nër shumë pak mbështetësit e së majtës, ndërsa shumica absolute e qytetit votonte Partinë Demokratike.

Kjo ndoshta edhe për lidhjen fisnore me kryetarin e atëhershëm të socialistëve. Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos dhe ka patur gjithmonë marrëdhënie të afërta personale me të. Redi që sot është zgjedhur nga Rama për Bashkinë e kavajës, është rritur me praninë e Kryetarit të parë të PS dhe me siguri që në kohën e përplasjes Nano-Rama ka qenë me kushëririn.

Familja Krali ka një biznes të mesëm në qytetin e Kavajës dhe një profil të mirë, por kjo nuk e përcakton rezultatin e zgjedhjeve. Nëse Rama e ka vënë Redi Kralin me kërkesë të Nanos tani që janë pajtuar dhe kanë marrëdhënie të mira, mbështetja do të jetë shumë e madhe për të. Por zërat janë që Bashkia e Kavajës nuk është në prioritetet e kryetarit të sotëm të PS. Ajo mund të përdoret për të joshur ose shpërblyer opozitën zyrtare apo edhe atë fiktive.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kavaje redi krali zgjedhjet lokale kavaje redi krali zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll