Aktualitet

Bie një makinë në greminë në aksin Cërrik-Gramsh, dy të plagosur

27 Mars 2021, 17:37 Nga DOSJA
Bie një makinë në greminë në aksin Cërrik-Gramsh,

GRAMSH– Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Dy të plagosurit por udhëtonin me një automjet tip ‘BMW’, në momentin që përfunduan 55 metra në greminë, në fshatin Gjyrale. Shoferi dhe pasagjeri janë dërguar me urgjencë në spital, por ndodhen në gjendje të rëndë të rëndë për jetën.

Aktualisht ata ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjeksore. Ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin ku dhe ndodhi aksidenti, për të hetuar mbi shkaqet. 

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilin udhëtonte makina që përfundoi në greminë. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh bie makina ne gremine gramsh aksident në gramsh bie makina ne gremine gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....