TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 12 qytetarë. Konkretisht, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (27 Mars 2021) Raste të reja ditore 425 Të shëruar në 24 orë 550 Të shtruar në spitale 320 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 3070
Testime totale 548,314 Raste pozitive 123,641 Raste të shëruara 88,899 Raste Aktive 32,538 Humbje jete 2204
MALËSI E MADHE– Pamjet që po shikoni vijnë nga Malësia e Madhe, në Qafë Thore, aty ku u shkrumbua bujtina gjatë orëve të natës së kaluar.Siç shihet ...
TIRANË– Arjan Sala, heroi që u sakrifkua për të shpëtuar jetën e personave që ndodheshin brenda magazinës që u përfshi nga flakët, është përcjellë për në b...
MALËSI E MADHE– Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Në një prononcim për gazetën...
TIRANË– Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që pa...
TIRANË–Një tërmet 3.4 ballë ka goditur sot vendin tonë me epiqendër në Kavajë, por që u ndje edhe në Durrës e rrethinat e tij.Lëkundja sizmike është ndjerë...
TIRANË– Për 50 ditë bëhet 1 vit nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.Ngjarja ndodhi ne orët e para të mëngjesit të 17 majit, kur policia dhe forcat sp...