Aktualitet

EMRI + FOTO/ Studionte mjekësi, Covid-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, fakulteti i jep lamtumirën: Sot mungon mes

27 Mars 2021, 16:57 Nga DOSJA
EMRI + FOTO/ Studionte mjekësi, Covid-19 i merr jetën

TIRANË-  Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme një studenti 21-vjeçar nga Librazhdi. Emiljano Toja ishte student i vitit të tretë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Lajmin për humbjen e jetës së 21-vjeçarit e ka bërë të ditur Universiteti i Mjekësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit Emiljano ishte student i shkëlqyer në programin mësimor ‘Mjekësi e Përgjithshme’. Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë i ka shprehur ndushëllime familjes së 21-vjeçarit. Ndërkohë që sipas shokëve dhe të afërmve të tij, Toja për shkak të përkeqësimit të shëndetit u shtrua në një nga spitalet Covid, ku dhe humbi jetën sot. Përveç Covid19, studenti kishte edhe sëmundje shoqëruese.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe! DEKANATI.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në vendin tonë janë regjistruar 123.641 persona me Covid, ndërsa 2.204 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano toja humb jetën i riu emiljano toja humb jetën i riu

Sondazh

Poll