Aktualitet

Kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Cërrik

27 Mars 2021, 08:56 Nga DOSJA
Kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet

CËRRIK–Një 26-vjeçar në Cërrik është arrestuar nga policia pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të tij në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

NJOFTIMI:

Goditet një rast i tentativës për kultivim të lëndëve narkotike dhe i shpërndarjes së drogave në doza të vogla.
Bie në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari ne cerrik arrestohet 26 vjecari ne cerrik

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 08:18

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arjan Salës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook...