Aktualitet

“Dëshmori Arjan Sala”/ Dr.Imam Kalaja: Hero i Kombit! Ai që shpëton 25 jetë sikur të shpëtuar 25 njerëzime

27 Mars 2021, 07:52 Nga DOSJA
“Dëshmori Arjan Sala”/ Dr.Imam Kalaja: Hero i Kombit! Ai

TIRANË-Pas lajmit për gjetjen e pajetë të trupit të 32-vjeçarit, Arjan Sala që vdiq brenda magazinës në flakë të qëndrës tregtare në Tiranë, Dr. Imam Ahmed Kalaja lëshoi thirrjet  Dëshmori Arjan Sala!.

Ai është dëshmor i atdheut! Ai është hero i kombit! – shkroi Imami Kalaja në Fb. – Ai shpëtoi jetët e njerezve me jetën e tij. Ai që shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin e thotë Kurani, po ai që shpëton 25 jetë sikur të shpëtuar 25 njerëzime.

Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë se ai qe vdes nga zjarri është dëshmor. Qofsh i Xhenetit vëlla! Njoftojmë se falja e xhenazes do të jetë në orën 15:00 në Xhaminë Bulçesh i Ri. Qoftë varri për të kopësht i xhenetit! Amin!” e përfundoi mesazhin e tij hoxha i njohur.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...