Aktualitet

Ndalime për vjedhje dhe aksidente/ Policia arreston pesë persona, mes tyre 34-vjeçari i shpallur në kërkim

27 Mars 2021, 08:30 Nga DOSJA
Ndalime për vjedhje dhe aksidente/ Policia arreston pesë persona, mes

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar një 57-vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, në pranga ka rënë një 25-vjeçare, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar një person.

NJOFTIMI:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim :

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit I. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë ;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E(E). B., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : V. S., 57 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen këmbësore T. I., 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar shtetasen Z. L., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 26.03.2021,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. Ll., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. S., 20 vjeç. Punohet pë kapjen e tij.

•Më datë 26.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P. F., 25 vjeçe, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar shtetasen A. P., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar porta dhe për pasojë ka dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 08:18

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arjan Salës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook...