Aktualitet

Nuk pranon akuzat! Dyshohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, Skënder Vathi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

27 Mars 2021, 07:50 Nga DOSJA
Nuk pranon akuzat! Dyshohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë,

TIRANË– I dyshuari për organizim të vrasjes së Behar Sofisë, Skënder Vathi kërkon lirimin nga burgu. Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg. Ai nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e sofisë.

Ndërkohë që Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha deri tani nuk kanë dorëzuar ankimim në Apel.

Skënder Vathi, 54 vjeç, dyshohet si organizator i atentatit, mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar përfshirjen në ngjarje. Personi që ka qëlluar dy herë më armë Sofinë, është 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili ka rrëfyer gjithë “pazaret” për “kokën” e biznesmenit. Bashkë me dy të lartpërmendurit janë prangosur edhe Leonar Xhixha, 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Xhuliano Visha, 28 vjeç.

Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, ndërsa vetë kanë monitoruar viktimën, duke njoftuar për çdo lëvizje të tij. 28-vjeçari Visha ka siguruar armën e krimit, dhe dyshohet se ka stërvitur në Krrabë, autorin, i cili ka pohuar se kurrë më parë nuk kishte përdorur një të tillë. Ndërkohë dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia skënder vathi behar sofia skënder vathi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...