Aktualitet

Lëviznin me armë me vete! Kontrollet e befasishme në fshatrat e Vlorës, arrestohen dy persona (EMRAT)

27 Mars 2021, 08:02 Nga DOSJA
Lëviznin me armë me vete! Kontrollet e befasishme në fshatrat e

VLORË– Policia e Vlorës zhvilloi ditën e djeshme disa kontrolle të befasishme në disa fshatra të zonës. Dosja.al mëson se në pranga kanë rënë, Jetmir Aliaj dhe Sandri Sulaj. Të rinjtë u arrestuan pasi kishin me vete armë zjarri.

Sulaj është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa arrestimi i Aliaj u bë pasi, ky i fundit pa shërbimet e policisë dhe hodhi armën e zjarrit në tokë. Ai tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

NJOFTIMI:
Vijojnë kontrollet e befasishme, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë apo qarkullojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve u evidentuan dhe u goditën dy raste të armëmbajtjes pa leje. Vihen në pranga dy shtetas, poseduesit e armëve të zjarrit. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë. Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, kanë vijuar me kontrollet e befasishme në ambiente të ndryshme, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.
Si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne vlore jetmir aliaj sandri sulaj arrestime ne vlore jetmir aliaj sandri sulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...