Aktualitet

Zjarrfikëset gjejnë trupin e pajetë të Arjan Salës, zbulohen pamjet e betejës 50 orëshe me zjarrin

27 Mars 2021, 07:45 Nga DOSJA
Zjarrfikëset gjejnë trupin e pajetë të Arjan Salës,

TIRANË– Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Nga pamjet e siguruara, shihen se si të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, zjarrfikësit kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre.

Që me marrjen e telefonatës, efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por materialet që janë djegur janë brenda magazinës janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...