Aktualitet

Drejtori i zjarrfikëses, Goxhaj: Trupi i Arjan Salës u gjend në mes të magazinës, s’ka viktima të tjera

27 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA
Drejtori i zjarrfikëses, Goxhaj: Trupi i Arjan Salës u gjend në

TIRANË– Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për “ABC”, tha se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas mesnate. Ndërhyrja e zjarrfikësve deklaroi ai nuk është ndalur asnjë moment, duke hedhur poshtë të gjitha kritikat se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka pasur pajisjet e duhura.

Goxhaj gjithashtu tha se situata ka qenë e vështirë, ndërsa bëri me dije se trupi i 32-vjeçarit është gjetur në mesin e magazinës dhe se ndërhyrja e tij për të fikur zjarrin është bërë me fikëse dore.

Ai siguroi se në magazinë nuk ka viktima të tjera, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve se në rast se do të ndodhen në një situatë të tillë, duhet të sigurojnë perimetrin që të mos ketë njeri tjetër, të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë zjarrfikëset.

“Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekond nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja. Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment. Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment. Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj.

Sa i përket shkakut të rënies së zjarrit bëri me dije se së shpejti pritet që të nxjerrin rezultatet përfundimtare.

“Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e “Casa Italia”. Ne kemi kqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër. Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit të zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.

Marre nga abcnews

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane shkëlqim goxhaj arjan sala digjet magazina ne tirane shkëlqim goxhaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 08:18

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arjan Salës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook...