Aktualitet

U gjet i përmbysur dhe me disa shenja djegie! DETAJE të reja nga vdekja e HEROIT Arjan Sala, dyshohet se vdiq prej asfiksisë

27 Mars 2021, 08:18 Nga DOSJA
U gjet i përmbysur dhe me disa shenja djegie! DETAJE të reja nga

TIRANË– Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e të riut Arjan Sala, i cili duyshohet se ndërroi jetë prej asfiksisë në magazinën e Casa Italia, ku hyri për të shpëtuar punonjësit e tjerë.

Punonjësit kanë treguar për Faxnews se Sala ka hyrë në katin përdhe, për të nxjerrë disa prej punonjësve që merreshin me sistemimin, dhe më pas ka marrë një fikëse zjarri portative, ku ka tentuar të shuajë flakët, por pa mundur që t’ia dalë, dhe mbeti i bllokuar për rreth 60 orë. Trupi i pajetë u gjet i mbuluar me rroba, të cilat ishin të lagura.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie, por pa prishur strukturën. Sipas ekspertizës paraprake 32-vjeçari ka luftuar deri në fund për të shmangur djegien dhe flakët, por nuk ja ka dalë dot me tymin e madh në një ambient 100% të mbyllur.

Kanë qenë familjarë të të riut ata që së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë hyrë disa herë në ambientet e magazinës, në mënyrë që të bënin të mundur identifikimin e viktimës, që tashmë është drejtuar drejt morgut të Tiranës.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll