Aktualitet

200 mjekë të tjerë nga Kosova do të vaksinohen sot në Kukës!

27 Mars 2021, 07:44 Nga DOSJA
200 mjekë të tjerë nga Kosova do të vaksinohen sot në

KUKËS– 200 mjekë të tjerë nga Kosova do të mbërrijnë sot në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i cili ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur probleme.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla për KosovaPress.

Kosova akoma nuk e ka nisur vaksinimin e bluzave të bardha. Kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kur Shqipëria të merrte dozat e para nga Pfizer do të ndihmonte edhe Kosovën por ndalimi nga kompania solli shtyrje të procesit. Po ashtu, një ngërç politik ndodhi në Kosovë kur Rama bëri thirrje që mjekët të vinin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe drejtuesi Armend Zemaj hezituan të pranonin ndihmën e Shqipërisë, por një iniciativë direkte e sindikatës bëri që dy ministritë të lidheshin. Ndërkohë që Shqipëria e ka finalizuar vaksinimin e bluzave të bardha me dozën e parë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 06:45

ISLANDË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte ar...