Sport

“Fitore ndaj Anglisë? Do ishte e pabesueshme”, Strakosha flet për Corriere dello Sport, portieri i “shkel syrin” Premi

26 Mars 2021, 16:08 Nga DOSJA
“Fitore ndaj Anglisë? Do ishte e pabesueshme”, Strakosha flet

SHQIPËRI-Në mendjen e Thomas Strakosha ka vetëm një objektiv në këtë moment: të mundë Anglinë dhe t’i afrohet ëndrrës së Kupës së Botës Katar 2022. Portieri i Lazios, i cili ndeshjet e fundit ka humbur fanellën e titullarit, foli për Corriere dello Sport: Përballë Anglisë do të jetë një takim emocionues.

Si përfaqëusese kanë disa nga talentët më të mirë në botë dhe mendoj se Premier League është kampionati më i fortë që ekziston. Do të jetë emocionuese të jesh në gjendje të luash me ta. Pa Covid do të ishte diçka më e bukur pasi do të kishim edhe tifozët.” Shprehet Strakosha.

“Më pëlqen sesi luajnë në Premier League.Ata luajnë shpejt, ka shumë gjuajtje drejt portës dhe ke shumë punë për të bërë. Mua më pëlqen të kem shumë punë sepse më lejon të tregoj më të mirën dhe më rrit adrenalinën. Unë besoj se Premier League ka futbollin më të mirë: shpejtësinë, reagimi që ke kur sheh një ndeshje… Sheh ndeshje ku rezultati është 3-0 deri në minutën e 88 e pastaj mbyllet 3-3.

Kur luaja miqësore kundër ekipeve angleze, atmosfera ishte e pabesueshme. Të luash në Angli është ëndrra e të gjithëve ”. Kontrata e portierit skadon në vitin 2022 dhe së bashku me agjentin e tij do të ulet me klubin e Lazios për të diskutuar rinovimin e kontratës,përndryshe ai do të kërkojë një destinacion tjetër. Ndoshta në Angli, ku ai ëndërron të luajë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia lazio permier league thomas strakosha anglia lazio permier league thomas strakosha

Sondazh

Poll