Sport

“Katar 2022”, edhe Gjermania proteston “Për të drejtat e njeriut”…

26 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
“Katar 2022”, edhe Gjermania proteston “Për të

GJERMANI – Pas protestës së Norvegjisë të mërkurën para fillimit të ndeshjes ndaj Gjibraltarit, “stafetën” e protestës e ka përqafuar edhe kombëtarja e Gjermanisë, në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”.

“Për të drejtat e njeriut”, shkruhej në fanella e përgatitur nga kombëtarja e Gjermanisë, pak përpara fillimit të ndeshjes ndaj Islandës, ku njëherësh protestohej për diskriminimin, por edhe apelohej për të respektuar të drejtat e njeriut.

Ky qëndrim protestues i një pjese të futbollit europian, është një solidarizim me thirrjen e Amnisty International, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve emigrantë, ku thuhet se rreth 6500 prej tyre, kanë humbur jetën për ndërtimin e stadiumeve në Katar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport amnisty international gjermania katar 2022 norvegjia punetoret emigrante amnisty international gjermania katar 2022 norvegjia punetoret emigrante

Sondazh

Poll