Sport

E TURPSHME / E përditshmja spanjolle heq emrin e Kosovës nga tabela e renditjes

26 Mars 2021, 10:37 Nga DOSJA

SPANJE – Një nga gazetat më të mëdha spanjolle sportive, “AS” i ka qëndruar deri në fund incidentit me përfaqësuesen e Kososëvs së Futbollit. Pasi krijoi incidentin që më pas e përgënjeshtroi Federata Spanjolle e Futbollit në lidhje me himnin dhe flamurin e Kosovës në përballjen me Spanjën, ata e kanë lënë pa emër këtë përfaqësuese në tabelën e renditjes të publikuar ditën e sotme.


Një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë më parë kur publikohen rezultatet dhe tabelat e aktiviteteve ndërkombëtare, qoftë edhe nga shtete të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe mediat e atjeshme vazhdimisht e injorojnë shtetin më të ri në Ballkan.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll