Sport

Hamilton paralajmëron: “Lufta do të jetë më e ashpër”. Bottas: “Panik? Jo”

26 Mars 2021, 10:24 Nga DOSJA

GJERMANI – Drejt titullit të tetë, apo drejt rënies së perëndive? Testet e para në Bahrein, thonë se kampionët e botës të Mercedesit nuk janë shumë mirë. Por po flasim për 7 herë kampionët e botës në 7 kampionateve të fundit, prandaj është mirë të jemi të kujdesshëm me gjykimet.

Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas janë ende çifti për t’u mundur nga të gjithë dhe anglezi në veçanti, nuk dëshiron të heqë dorë nga skeptri. Sigurisht që është një vit i veçantë, sepse zyrtarisht Lewis ka rinovuar vetëm për deri në fund të këtij sezoni dhe ka nga ata që mendojnë, se ai mund të mendojnë për gjëra të tjera përveç pistës.

Si duket Mercedes? “Unë mendoj se jemi në gjendjen më të mirë të mundshme, – thotë Hamilton. – Ne analizuam të dhënat me djemtë, me synim për të bërë maksimumin e asaj që mësuam. Unë jam optimist. Kush është kërcënimi real? Eshtë një e panjohur, ne do ta zbulojmë vetëm duke garuar, por disa skuadra kanë qenë të forta. A do të jetë një betejë më e ashpër se në vitet e mëparshme? Po sigurisht. Për momentin nuk jemi më të shpejtë, Red Bull është më i shpejtë”.

“Ne u përpoqëm të shfrytëzonim sa më shumë kohën e shkurtër të provës, – shprehet finlandezi Bottas, – dita e parë nuk ishte ideale, e dyta dhe e treta më e mirë. Të gjithë janë përpjekur të mësojnë sa më shumë, por do të jetë një sezon i gjatë dhe të gjithë kanë punuar shumë. Kërcënimi kryesor? Eshtë e vështirë ta thuash tani, gjatë vitit gjërat mund të ndryshojnë. Në prova kemi parë që Red Bull ka qenë i shpejtë, beteja do të jetë më e ashpër. Por sezoni është aq i gjatë sa nuk ka nevojë për panik, ne vetëm duhet të punojmë shumë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport formula 1 lewis hamilton mercedesit red bull valtteri bottas formula 1 lewis hamilton mercedesit red bull valtteri bottas

Sondazh

Poll