Sport

Çështja e sigurisë në ndeshjen Shqipëri-Angli, zyrtari i Federatës angleze reagon për “Sky Sports”: Do të ishte e…

26 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Çështja e sigurisë në ndeshjen Shqipëri-Angli,

TIRANË-Ditën e dielë Anglia do të zbarkojë në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen ndaj Shqipërisë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Në “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja e dytë për Grupin I. Prej ditësh kjo përballje ka qënë në qendër të vëmendjes edhe sa i përket masave të marra. Fillimisht Drejtoria e Policisë Tiranë dërgoi një shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit ku paraqiti mosgarantimin në marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes me Anglinë.

Disa orë më vonë, Drejtoria bëri një prapaktheu ku siguroi qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Angli”. “Sky Sports” ka kontaktuar me një zyrtar të Federatës Angleze, i cili ka shprehur edhe habinë e tij për këtë ngjarje.

“Dy federatat kanë komunikim të përditshëm para zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe nuk na është bërë me dije asnjë shqetësim për sigurinë e këtij takimi. Kjo është një çështje e brendshme mes autoriteteve shqiptare. Do të ishte e paprecedent që një ndeshje ndërkombëtare të anulohej vetëm disa ditë para zhvillimit të saj”, u shpreh për “Sky Sports” një përfaqësues i zyrës së shtypit në Federatën Angleze

Më parë, FSHF i bëri thirrje kryeministrit shqiptar të lejojë tifozët e vaksinuar në Stadiumin Air Albania.Federata i kërkoi që të mbushet 30% i kapacitetit të stadiumit- rreth 6,500 tifozë, por përgjigja ishte jo e prerë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia fshf anglia fshf

Sondazh

Poll