Sport

Futbollistja tërhiqet nga sporti, për shkak të sëmundjes së rëndë të së shoqit, ai i propozon për martesë në fushë

26 Mars 2021, 10:52 Nga DOSJA
Futbollistja tërhiqet nga sporti, për shkak të sëmundjes

AUSTRALI – Në jetë ka shumë gjëra që shkojnë përtej çdo profesioni apo pasioni dhe rasti i futbollistes së kombëtares së Australisë, Rali Dobson, është një nga më sinjifikativët. Dobson, e cila deri sot aktivizohej me skuadrën e Melbourne City, njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 28-vjeçare, për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj. Por pikërisht në ditën me ndjeshmërinë më të madhe, ka ardhur edhe surpriza e bukur.

 

 

A post shared by 433 (@433)


Arsyeja e largimit nga futbolli ishte për shkak, se bashkëshorti vuante nga sëmundja e kancerit dhe ajo dëshironte t’i qëndronte afër. Në ndeshjen e fundit, para largimit nga futbolli, Dobson shënoi gol dhe shkoi që atë ta festonte me partnerin e saj, i cili në momentin kur ajo shkoi aty, u ul në gjunjë, duke i propozuar për martesë dhe duke e bërë të emocionohet së tepërmi. Sigurisht që pas propozimit për martesë, përgjigjia e Dobson ishte “PO”, teksa zbuloi më tej se i kishte kërkoi partnerit të saj dy herë të martoheshin.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll