Sport

Ka arbitruar Skënderbeun në Europa League, në Shqipëri-Angli drejtësinë e vendos një izraelit

26 Mars 2021, 11:43 Nga DOSJA
Ka arbitruar Skënderbeun në Europa League, në Shqipëri-Angli

TIRANË-Do të jetë izraeliti Orel Grinfeld gjyqtari i takimit Shqipëri-Angli më datë 28 mars në stadiumin “Air Albania”. UEFA ka caktuar arbitrat e sfidës, një katërsheje izraelite do të zbresë në Tiranë me kryesor 39-vjecar. Një emër i të të gjithë respektit sa i përket xhaketave të zeza, me 266 ndeshje të arbitruara në të gjitha aktivitetet.

Me stemën e FIFA-s të marrë në vitin 2012-të, Jural Greenfeld nuk është i panjohur për shqiptarët. Debutimin në Europa League e ka bërë pikërisht në ndeshjen Lokomotiv Moskë-Skënderbeu përfunduar 2-0 për rusët, në 1 tetorin e vitit 2015, përballje e vlefshme për Grupin H. Në Champions League numëron 9 ndeshje të arbitruara, madje mund të konsiderohet rekord sa i përket kartonave ku 38 të verdha janë nxjerrë nga xhepi i izraelitit dhe asnjë i kuq.

Ndeshja e fundit që arbitroi në Champions ishte ishte Lazio-Bayern Munich për raundin e 1-16-tave. Sa i përket kualifikueseve të Evropianit, Jural Greenfeld ka arbiturar tri herë, ndërsa për kualifikuest e Kupës së Botës është mjaftuar me dy takime, ku një nga këto ka qënë Anglia përballë Lituanisë në 8 tetorin e vitit 2017.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport angli izrael orel grinfeld shqiperi angli izrael orel grinfeld shqiperi

Sondazh

Poll