Sport

“Nxirrni paratë tuaja dhe blini klubin”! Ish-legjenda e Man.United Rio Ferdinand i ashpër me tifozët: Shumë e urrejnë a

26 Mars 2021, 12:32 Nga DOSJA
“Nxirrni paratë tuaja dhe blini klubin”! Ish-legjenda e

ANGLI-Klubi i Newcastle në Angli nuk po përjeton një moment të mirë sa i përket rezutlateve në kampionat. Skuadra është në prag të rënies nga Premier League.Tifozët janë të zemëruar me trajnerin Steve Bruce por edhe me Presidentin Mike Ashley. Siç raporton “Mirror”, ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand, tashmë në rolin e analistit i është drejtuar tifozëve: “Pavarësisht nëse ju përshtatet apo jo, është ai që vendos paratë dhe bën atë që mendon se është e duhur për klubin e tij”. Shprehet Ferdinand

“Shumë tifozë nuk e pëlqejnë presidentin, shumë e urrejnë atë por më pas … nxirrni paratë tuaja dhe blini klubin!” . Një ide që mund të realizohet. Nuk përjashtohet që tifozët të mos organizohen vërtet në një konsorcium për të marrë përsipër klubin. Sigurisht, për administratën ata do të duhet të delegojnë dikë, sepse nëse të gjithë do të kishin një fjalë, do të krijonte shumë kaos. Mbi të gjitha, edhe legjenda e klubit Alan Shearer kohët e fundit foli për atmosferën “toksike” që perceptohet rreth Newcastle.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ferdinand manchester united newcastle ferdinand manchester united newcastle

Sondazh

Poll