Sport

Diego Costa te Benfica? Klubi portugez mohon gjithçka

26 Mars 2021, 09:48 Nga DOSJA
Diego Costa te Benfica? Klubi portugez mohon gjithçka

PORTUGALI – Raportimet e djeshme të “A Bola” dhe “Record” se goleadori Diego Costa do të transferohet te Benfica, sot janë përgënjeshtruar nga vetë klubi luzitan.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale skuadra kryeqytetase portugeze ka sqaruar pozicionin e saj. “Benfica përjashton çdo mundësi të bisedimeve mbi transferimin e sulmuesit Diego Costa”,– shkruhet në deklaratë.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, 32-vjeçari Diego Costa, vazhdon të jetë një lojtar i lirë. Braziliani i natyralizuar si spanjoll, në merkaton e janarit u largua nga madrilenët, dhe aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport benfica diego costa ish-sulmuesi i atletico madrid benfica diego costa ish-sulmuesi i atletico madrid

Sondazh

Poll