Sport

VIDEO/ Anglia luan “tenis” me San Marinon, Lewandowski i “prish” festën Hungarisë

26 Mars 2021, 05:37 Nga DOSJA

“KATAR 2022” – Në grupin “I”, ku bën pjesë Shqipëria, u zhvilluan edhe dy takime të tjerë: Angli-San Marino dhe Hungari-Poloni. Fitorja 5-0 e “Tre Luanëve” përballë modestëve të San Marinos, ishte thjeshtë një formalitet. Calvert-Lewin realizoi një dopiedë, teksa rezultati u kompletua nga Ward-Prowse, Sterling dhe Watkins.

Në Budapest, Hungaria dhe Polonia ndanë pikët mes tyre në një barazim rokambolsk 3-3. Hungarezët e panë vetën në avantazh të dyfishtë me golat e Sallai dhe Szalai, por polakët barazuan në harkun e një minute me Piatek dhe Jozwiak. Qëndërmbrojtësi Willy Orban i dha sërish epërsinë hungarezëve, por Lewandowski barazoi 7 minuta para fundit duke i prisdhur festën hungarezëve.

Gjermania fitoi 3-0 në shtëpi kundër Islandës. Goretzka dhe Havertz i dhuruan epërsinë në 7 minutat e para ekipit të Low, ndërsa Gundogan vulosi suksesin me “tris” në pjesën e dytë. Italia gjithashtu mori tre pikët e para, pas fitores 2-0 përballë Irlandës së Veriut. Shënuan Berardi dhe Immobile që në pjesën e parë.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye pas 5 viteve te Suedia dhe e la menjëherë shenjën e tij. Nordikët mposhtën 1-0 Gjeorgjinë, ku sulmuesi i Milanit dhuroi asistin e golit të fitores, që u realizua nga Viktor Claesson. Ndërkohë, në Granada, Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Greqisë. Alvaro Morata realizoi në pjesën e parë, por Anastasios Bakasetas ktheu në gol një penallti pas një ore lojë dhe evitoi humbjen e ekipit të tij.

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të së enjtes së 25 marsit për “Katar 2022”:


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia gjermania granada greqia ibrahimovic katar 2022 lewandowski spasnja suedia anglia gjermania granada greqia ibrahimovic katar 2022 lewandowski spasnja suedia

Sondazh

Poll