Sport

Fituan me vështirësi,Reja e shoh gotën gjysmë plot: Të luajmë 90 minuta me Anglinë si 45 minutat e para me Andorrën

25 Mars 2021, 22:33 Nga DOSJA
Fituan me vështirësi,Reja e shoh gotën gjysmë plot: Të

ANDORRË-Shqipëria ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit duke mundur 0-1 Andorrën. Kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer për të përmbushur plotësisht pritshmëritë e tifozëve, por ajo që ka rëndësi është goli i shënuar nga Ermir Lenjani dhe që na dhuron tre pikët e para. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse ekipi do të luante ndaj Anglisë si në pjesën e parë të sfidës kundër Andorrës.

“Në pjesën e parë isha i kënaqur me ekipin pasi kishim shumë mundësi që mund t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë kemi pasur nevojë për 15 minuta që të merrnim veten. Megjithatë ishte një kundërshtar i vështirë dhe këto tre pikët janë të rëndësishme. Do të doja 0-2, por edhe kështu jam i kënaqur.

Do t’i marrë maksimumin këtij grupi. Kemi tre ndeshje në pak ditë dhe kjo do të thotë se më duhet të përdor të paktën 20 lojtarë. Andorra u vendos me 5 mbrojtësa dhe nuk kishte hapësira. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën e fortë. U përpoqëm në krahë me Lenjanin dhe Memushaj, ndërsa më pak me Hysaj dhe Baren.

Mund të kishim shënuar më tepër, por nuk ishim shumë efikas në sulm. Por kjo është ndeshja e parë në një transfertë të vështirë, duhet të jemi të kënaqur. Do të isha i kënaqur nëse do të luanim për 90 minuta me Anglinë si në 45 minuta kundër Andorrës.” Përfundoi Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll