Sport

“Me këtë lloj fushe është…” Keidi Bare gjen alibinë e lojës së kuqezinjëve, mesfushori: Fajin e kishte…

25 Mars 2021, 22:22 Nga DOSJA
“Me këtë lloj fushe është…” Keidi Bare

ANDORRË-Ëndrra Katar 2022, nis me këmbën mbarë për Shqipërinë e Edi Rejas. Një gol i Ermir Lenjanit u mjaftoi kuqezinjëve për të marrë tre pikët e para në debutim në kualifikueset e Kupës së Botës, me kuqezinjtë që u treguan minimalist në Andorra duke fituar 0-1. Ndoshta jo një lojë e bukur, por rëndësi kishin 3 pikët. Pas ndeshjes Keidi Bare foli për Supersport dhe tregoi vështirësitë për të dalë te triumfi në këtë ndeshje.

“Më e rëndësishme ishte të fitonim. Ishte e vështirë dhe fusha nuk ishte në nivelin e duhur për të luajtur futboll. U mbyllën me 6 mbrojtës dhe luajtën një kundër një me mesfushorët. Ishim seriozë në fushë, i bëmë gjërat mirë dhe morëm fitoren. Ia arritëm qëllimit dhe presim ndeshjen me Angline.

E vetmja mënyrë për mua ishte të hapesha në krah dhe ta merrja topin më thjeshtë, por nuk ka problem, ne e arritëm qëllimin. Luajtëm vertikalisht në pjesën e dytë, por nuk është e thjeshtë me këto ekipe, fushë sintetikë dhe shumë e vogël, që nuk na krijoi hapësira”, u shpreh Bare.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra bare shqiperia andorra bare shqiperia

Sondazh

Poll