Sport

VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja Andorrë-Shqipëri! Shumë raste të shpërdoruara, por shënon ai që nuk pritej

25 Mars 2021, 20:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja Andorrë-Shqipëri! Shumë raste të

ANDORRË-Shqipëria nis sot aventurën për kualifikueset e Botërorit, duke sfiduar Andorrën. Rruga drejt “Katar 2022” nuk është kurrsesi e lehtë, por as e pamundur për Shqipërinë. Megjithatë, Edy Reja ka shansin që ta bëjë një mrekulli të tillë, për të na udhëhequr me peshën e eksperiencës mbi supe, drejt një objektivi të pashkelur kurrë më parë.

20- Rrëmujë në zonën e Andorrës, Kumbulla dhe Manaj “flirtojnë” me golin e avantazhit. Shpëtojnë për mrekulli vendasit. Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

36-Krijohet iluzioni i golit, pas një harkimi nga këndi nga ana e Memushajt, topi shkon te Gjimshiti, që provon me sup, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

40- Shans i mrekullueshëm për Ismajlin brenda zonës, pas harkimit të Hysajt, por mbrojtësi nuk arrin të koordinohet siç duhet i vetëm brenda zonës.

41- Lenjani kalon në avantazh Kombëtaren me një goditje fantastike nga krahu i majtë, pas asist fantastik të Memushaj-t. Me një të majtë preçize Lenjani e dërgon topin në trekëndësh.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra shqiperia andorra shqiperia

Sondazh

Poll