Sport

Vidal ëndërron kuqezinjtë: “Shpresoj të vesh fanellën e Flamengos”

25 Mars 2021, 18:38 Nga DOSJA
Vidal ëndërron kuqezinjtë: “Shpresoj të vesh

ITALI – Arturo Vidal po punon shumë për t’u rikuperuar pas operacionit të gjurit, por e ardhmja e tij mund të jetë me ngjyra kuqezi. Pas një sezoni të kushtëzuar nga kaq shumë dëmtime, por edhe nga një qëndrim ndonjëherë i gabuar, bëri që ai të humbasë pozicionin e tij fillestar. Në kampin zikaltër, gjithnjë e më shumë po përflitet, se mesfushori kilian mund të thotë lamtumirë Interit në verë, edhe pse ai ka ende një vit kontratë, për të veshur fanellën e ëndrrave të tij: atë të Flamengos.

Dashuria e “Mbretit Arthur” për klubin brazilian sigurisht nuk është një mister, por këtë herë Vidal bëri një deklaratë e vërtetë dashurie në “ESPN Brasil”, duke folur me shokun e kombëtares dhe mikun e tij, Mauricio Isla. “Jam i lumtur që ju keni veshur fanellën më të rëndësishme në Amerikën e Jugut. Një ditë shpresoj të kem edhe unë shansin që keni ju,”– është shprehur mesfushori kilian, i cili ndau dhomën e zhveshjes me Islan te Juvja dhe shpreson gjejë edhe në Rio de Janeiro.

“Po, ai ka dashur të luajë për Flamengon për dy vjet, ai gjithmonë thotë se i pëlqen Flamengo. Ai i pëlqen tifozët, ai e pëlqen Brazilin,”- ka deklaruar Isla pas bisedës, duke nënvizuar edhe një herë dëshirën e Vidal për t’u veshur me kuqezi. Në këtë pikë, pengesa e vërtetë duhet të jetë kontrata: vitin e ardhshëm te zikaltrit Vidal do të fitojë 6.5 milionë, një shifër që klubi brazilian sigurisht nuk mund ta përballonte.

Vidal, da Inter de Milão, manda recado para Isla e volta a falar sobre a vontade de jogar no Flamengo:

“Estou feliz que você vista a camisa mais importante da América do Sul, como é a do Flamengo. Um dia, espero ter a chance que você está tendo.”

? ESPN | Resenha ESPN pic.twitter.com/MS71bkss0X

— Planeta do Futebol ? (@futebol_info) March 24, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arturo vidal flamengos mauricio isla mbretit arthur arturo vidal flamengos mauricio isla mbretit arthur

Sondazh

Poll