Sport

Armand Duka “pickon” nga Andorra politikën shqiptare: Nuk lejojnë tifozët me Anglinë, por mbushin mitingjet në sheshet

25 Mars 2021, 19:40 Nga DOSJA
Armand Duka “pickon” nga Andorra politikën shqiptare: Nuk

ANDORRË– Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një komunikim me “Supersport” foli vetëm disa sekonda para ndeshjes Andorrë-Shqipëri. Numri një i klubit shqiptar “thumboi” jo pak politikën shqiptare duke mos lejuar një numër të limituar tifozësh në ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Anglisë.

“Ne akoma s’kemi asnjë përgjigje pozitive. Çdo vend ka rregullat e veta, në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike.Kemi pasur një shkresë zyrtare nga drejtoria e policisë të Tiranës, ku thuhej se Policia nuk do të jetë pjesë e organizimit të ndeshjes. Reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe kanë thënë që ka qenë një keqkuptim.

Jam i sigurtë që Policia do ta ketë më seriozisht. Të jesh ekstremist në një ndeshje që nuk vjen shpejt, mund ta kishim shfrytëzuar, edhe për t’i rikthyer jetën njerëzve në Shqipëri.” Përfundon Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armand duka armand duka

Sondazh

Poll