Sport

VIDEO/ Shqipëri pa shkëlqim ndaj Andorrës! Goli i Lenjanit shpëton kuqezinjtë, ja situata në Grupin I

25 Mars 2021, 21:50 Nga DOSJA

ANDORRË-Shqipëria nuk shkelqen në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022. Përballë Andorrës kuqezinjtë fitojnë me shifrat 0-1 falë golit të shënuar nga Lenjani në pjesën e parë, por pa zhvilluar një lojë me ide e makinoze.

Në pjesën e parë duhen përmendur rastet e Manaj-t dhe Gjimshitit në minutat 20’ dhe 36’. Në 45′ e dyta, kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe Andorra u mbrojt, duke provuar të ishte e rrezikshme vetëm me kundërsulme dhe ndonjë goditje standarte si këndoret.

Broja pati shansin për të çuar shifrat në 2-0, ashtu sikurse edhe Roshi dhe Bare. Por, në fund, 1-0 mjaftoi për 3 pikët e para.Anglia fitoi thellë 5-0 ndaj San Marino, teksa Hungaria dhe Polonia u ndanë barazim 3-3. Shqipëria pas 3 ditësh do të presë Anglinë në “Air Albania”

 

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra shqiperia andorra shqiperia

Sondazh

Poll